E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashash drejt Greqise, kapen tre te rinj

KORCE - Tre te rinj, nga rrethi i Beratit, jane arrestuar dje, pasi akuzohen per trafik te lendeve narkotike me Greqine. Burime zyrtare nga policia rajonale e Korces thane se Henrik Kakaresto, 19 vjec, Adiol Braho, 20 vjec dhe Sotir Zoto, 22 vjec, u kapen ne rrugen rurale, qe lidh fshatrat Pobicke e Radat te rrethit te Kolonjes, me 11 kilograme lende narkotike te llojit kanabis sativa. Nga hetimet e para ka rezultuar se tre te rinjte ishin nisur per te kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-grek, me qellim shitjen e lendes narkotike ne Greqi. Ata do te akuzohen per veprat penale "trafik i lendeve narkotike ne bashkepunim" si dhe "kalim i paligjshem i kufirit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›