Olimpiada e kimise, ja fituesit
Ministria e Arsimit dhe Shkences ka publikuar dje fituesit e Olimpiades Kombetare te Kimise per nxenesit e shkollave te mesme, te zhvilluar me 29 mars. Komisioni shkencor, pasi ka shqyrtuar punimet e nxenesve shpalli fitues tre prej tyre. Behet fjale per nxenesen Malbora Kuri, te shkolles "Dertliu" ne Fier. Edona Fasllija, nxenese ne kolegjin turk "Mehmet Akif" ne Tirane eshte fituesja tjeter, e cila ka zene vendin e dyte. Ndersa Kristi Toska, nxenes ne shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi" ne Tirane, ka zene vendin e trete. Nxenes te tjere qe u shquan ne kete olimpiade, te cilet MASH kerkon t'i inkurajoje neper aktivitete te ngjashme ishin edhe Marseda Prifti nga Fieri, Sehar Baraku nga Shkodra dhe Ina Osmani nga Tirana. Ministria e Arsimit dhe e Shkences organizon cdo vit nepermjet Drejtorive Arsimore Rajonale, 5 olimpiada kombetare ne lendet: matematike, informatike, fizike, kimi-biologji dhe letersi. Cdo vit nga keto konkurse spikasin dhe nderohen me cmime rreth 150 nxenes te talentuar te moshave nga 14-18 vjec. Deri me sot Shqiperia ka marre pjese ne 23 olimpiada ballkanike dhe 7 boterore. Rezultatet pozitive te nxenesve tane, ne aktivitetet shkencore jashte shtetit, tashme jane bere nje realitet i pranueshem nga jurite nderkombetare