Droga ne kufi, burg lazaratasit
R.Caushaj
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda le ne qeli deri ne perfundim te hetimeve 23- vjecarin lazaratas te akuzuar per "trafik te lendeve narkotike", qe perdori tre te mitur per te kaluar drogen drejt Greqise. Sinan Rabi ka mohuar gjate mases se sigurise diten e djeshme te gjitha akuzat e ngritura nga ana e prokurorise. Nderkohe qe ky i fundit nuk ka mundur dot te shpjegoje as gjurmet e gishterinjve ne pakot e 30 kilogrameve lende narkotike, e cila do te kalonte per ne Greqi nga tre te mitur, nje muaj me pare. I dyshuari nuk ka mundur dot t'i shpjegoj pyetjen e gjyqtarit Bardhyl Dhamo, provat e servirura nga organi i akuzes, ndersa eshte dhene "arrest me burg". Nderkohe qe prokurori i ceshtjes i ka shpjeguar gjyqtarit se nje muaj me pare, tre te mitur K. Ll., V. Rr. dhe P. K., jane arrestuar mbi malin e fshatit Bularat, te komunes Dropulli i Siperm, Gjirokaster, rreth nje kilometer mbi fshat, me sasine prej 30 kilograme lende narkotike e llojit kanabis sativa. Droga ishte e futur ne dy canta shpine me ngjyre te zeze, ne pako nje kilogramshe, ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban ne ngjyre kafe. Nderkohe qe gjykata vendosi per te miturit masen e sigurise "detyrim paraqitjeje", per shkak te moshes se tyre, nga 12-16 vjec. Ne sasine e droges se sekuestruar, ka shpjeguar prokurori i ceshtjes, jane gjetur gjurme gishterinjsh, te cilat i takojne te pandehurit Sinan Rabi. Nderkohe qe, sipas prokurorit, pas verifikimeve ka rezultuar se i pandehuri ka qene personi qe ka urdheruar te miturit qe te kalonin sasine e droges ne shtetin fqinj, ku edhe me pas u ishte premtuar qe te perfitonin nje shume parash.
Rabi: Gjurmet, te nenes ose te gjyshes
Sinan Rabi eshte arrestuar tri dite me pare ne Tirane, pas nje aksioni te policise, pasi ishte shpallur ne kerkim. Gjate marrjes ne pyetje, te miturit kane rrefyer se kush i kishte perdorur si korriere te droges. Nderkohe qe gjate marrjes ne pyetje 23-vjecari lazaratas eshte mbrojtur, duke thene se gjurmet e gishterinjve nuk ishin te tijat ne pakot e droges, por mund te kishin qene te gjyshes apo te nenes. I pandehuri mesohet se ka lidhje farefisnore me tre te miturit.