E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Institucionet e Kosovës po luftojnë dukuritë negative

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në Konferencën “Lufta kundër korrupsionit në Prokurim”, e organizuar nga Qendra për Studime të Sigurisë, Goerge C. Marshall.

Duke folur në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se, luftimi i korrupsionit ka ndikim në imazhin, sigurinë, rendin dhe ligjin e secilit vend, andaj sipas tij, Kosova nuk është e përjashtuar nga dukuria e korrupsionit dhe së kjo dukuri paraqitët si një nga sfidat kryesore të saj.

Kuçi tha së Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare ka krijuar ligje të veçanta në luftë kundër korrupsionit, po ashtu, ai tha së është punuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të ngritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›