E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina ndan banesa për familjet e dëshmorëve

Sot edhe zyrtarisht komuna e Prishtinës ka bërë ndarjen e 52 banesave në Fushën e Pajtimit, ndër to 48 për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së si dhe 4 banesa për familjet me asistencë sociale, transmeton KTV.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa u shpreh i bindur se ndarja dhe përzgjedhja e banesave për këto familje ka qenë në përputhje meritore, ndërsa për ata që nuk kanë qenë pjesë e kësaj ndarje të banesave i pari i komunës tha se vitin e ardhshëm do të bëhet ndarja e 100 të tjerave për gjitha këto kategori.

Sylë Vitia, kryetar i invalidëve të luftës dega në Prishtinë, përgëzoi komunën e Prishtinës për këtë punë e në veçanti kryetarin e saj Isa Mustafa i cili sipas tij ka bërë një punë mjaftë të madhe për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›