E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja e Serbisë shqyrton marrëveshjet me Kosovën

Gjykata Kushtetuese e Serbisë do të shqyrtojë çështjen në lidhje me kushtetushmërinë e marrvëshjeve të arritura me Prishtinën, njoftojnë mediat serbe.

Bëhet fjalë për urdhëresat e Qeverisë për kontrollin e vendkalimeve kufitare, për librat amzë, mbi njohjen e diplomave të shkollave të mesme dhe atyre universitare të Kosovës.

Vlerësimin e ka kërkuar Partia Demokratike e Serbisë, derisa kryetari i saj, Vojisllav Koshtunica, ka kërkuar nga Gjykata që sa më parë të sqarojë marrëveshjet, raporton Rel.

Nga Gjykata Kushtetuese është thënë se për këto pyetje është kërkuar përgjigje nga qeveria e Serbisë para një muaji e gjysmë, por ende mungon një e tillë.

Një ditë më parë, në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe në Merdarë ka nisur së zbatuari Marrëveshja për Inegrimin e Menaxhuar të Kufirit (IBM) e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›