Kuçi: Në 2012 do diskutohet përfundimi i misionit, EULEX
PRISHTINE-Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi deklaroi sot se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur do të jetë angazhimi kryesor i Qeverisë së Kosovës në vitin 2012.
“Në fund të janarit të 2012-të , Kosova edhe misioni EULEX do të bien dakort nëse do të përfundojë ose jo puna e këtij misioni”.
Kuçi i ka bërë këto komente deri sa ka prezantuar arritjet e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2011.
Kuçi ka thënë se përfundimi i punës së EULEX-it do të bëhet në mënyrë të përshkallëzuar, e jo të menjëhershme.
Kurse sa i përket veriut, sipas ministrit Kuçi, ajo është çështje politike, ku do të punohet që të gjithë ata kanë bërë krime në veri të dalin para drejtësisë.
“Sa i takon përkushtimit në veri, ne presim që të kemi angazhime të shtuara në koordinim të plot edhe me KFOR-in edhe EULEX-in. Presim që atje do të ketë respektim të tërësisë territoriale sovranitetit të plotë dhe funksionalizim të institucioneve të tona”, deklaroi ministri Kuçi.
Ministri u shpreh i bindur se shumë shpejt do të funksionalizohen edhe gjykatat në veri, ndërsa vlerësoi si të suksesshme, punën e përgjithshme të këtij viti.
(d.b/BalkanWeb)