Shqiperi Bizneset e vogla jeteshkurtra dhe te pafuqishme
Qendra studimore Open Data Albania i propozoi autoriteteve shteterore qe te nxitin zhvillimin e sipermarrjeve me mbi 10 punetore sepse ato jane me bizneset me jetegjata ne ekonomine shqiptare. Kjo qender sapo ka publikuar nje studim mbi efektin qe kane sjellin sipermarrjet e vogla te mesme dhe te medha ne punesimin e njerezve. Nje grup studiuesesh te reja kane gjetur se mbi 90 per qind e ndermarrjeve ne Shqiperi jane ne fakt biznese te vogla familjare me 1 deri ne 4 punetore por ato zene vetem 40 per qind te tregut te punes.
Studiuesja Eni Didi thote qe edhe pse numri i ketyre ndermarrjeve te vogla eshte shume i madh ato nuk kane qendrueshmeri ne punesim sepse kane nje cikel jeteshkurter vetem 2-5 vjecar. Aresyeja kryesore e jete te shkurter eshte se keto ndermarrje nuk rriten dhe mbeten me te njejtin numer punetoresh. Keto ndermarrje kaq shume te perhapura me nje numer minimal punetoresh jane te brishta ndaj ndaj cdo luhatjeje dhe paqendrueshmerie ekonomike dhe ato falimentojne menjehere ose hasin veshtiresi sepse nuk kane asnje rezereve dhe as ndonje plan biznesi qe mbulon apo parashikon te ardhmen e afert - thote studiuesja e re Olta Begu.
Nje tjeter vecanti eshte fakti se sektori i sherbimeve eshte shume i perhapur por puneson vetem deri ne 18 per qind me nje numer minimal punonjesish. Ndertimtaria nuk eshte me sektori i pare ne punesim. Aktualisht sektoret me te fuqishem ne punesim jane industria dhe tregtia madje ndertimi ka zbritur ne vendin e katert edhe prapa sherbimeve - thote studiuesja Mariola Kapidani.
Studimi sugjeron se favorizimi me ulje taksash i ndermarrjeve me 50 punetore ne Tirane dhe disa qytete te medha mund te sjelle zhvendosjen e shume bizneseve drejt kryeqytetit. Prandaj nismat vendore do te duhet te shtrihen nga qeveria ne nivel kombetar sepse keshtu si tani mund te rritin edhe me tej papunesine ne zonat e varfera - thote Aranita Brahaj drejtuese e Qendres Open Data Albania.
Qendra Open Data Albania konstaton se 82 per qind e te punesuarve ne shqiperi i perkasin sektorit privat dhe vetem 18 per qind punojne ne sektorin shteteror. Prandaj cdo levizje duhet bere me kujdesin qe te mos ndikoje negativisht dhe menjehere ne keto struktura punesimi shume delikate.