E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, mesazh për Krishtlindje nga Arqipeshkvi Masafra

SHKODËR-Në pritje të natës së Krishtlindjeve, Arqipeshkvi Metropolitan, Shkodër-Pult, Imzot Angelo Masafra, i drejtoi sot komunitetit katolik dhe jo vetëm , një mesazh urimi për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

“Urimi im për ju është që kjo Krishjtlindje, në takimin me Zotin Jezus fëmijë, ju dhuroftë paqen, gëzimin, shpresen dhe entuziasmin që t’ua lajmëroni natë të tjerëve sikurse barinjtë e Betlehemit.
"Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!”, thuhej në mesazhin e tij Arqipeshkvi Metropolitan, Imzot Angelo Masafra.

Arkipeshkvi Masafra në këtë mesazh i drejtoi dhe një lutje për të varfërit dhe për ato familje që nata e Krishtlindjeve i gjen në gjendje të rëndë ekonomike, si dhe një kërkesë atyre që i kanë mundësitë t’i ndihmojnë, institucioneve shtetërore, biznesmenëve, apo familjeve më të pasura.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›