Kuçi: Përgjimet shkelen privatësinë

Pesë ditë pasi që u publikuan përgjimet telefonike të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për përgjime telefonike.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se, me përgjimin e telefonave të disa prej zyrtarëve të lartë të PDK-së ditëve të fundit është shkelur privatësia e individit.
“Respektimi i ligjit dhe parimeve të demokracisë nuk bëhet duke cenuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve”, tha Kuçi./Indeksonline/