Kuçi: Protokolli nuk zbatohet e as nuk ndalohet
Këto komente, Kuçi i bëri të mërkurën gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku ai sqaroi pozicionin e Qeverisë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes teknike ndërmjet misionit të BE-së dhe Serbisë, me të cilën EULEX-i synon të vendosë një shkëmbim informacionesh me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, në lidhje me menaxhimin e kufirit, krimin e organizuar, kontrabandën dhe trafiqet.
Duke qenë se bëhet fjalë për një aranzhim teknik ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, ku Qeveria e Kosovës nuk ishte palë e marrëveshjes, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Qeveria nuk e zbaton, por as nuk e pengon atë. Sidoqoftë, vijoi Kuçi, për luftimin e të gjitha llojeve të krimit brenda territorit të Kosovës, Qeveria mbetet faktori kryesor.
“Qeveria e Kosovës nuk ka qenë palë në këtë aranzhim teknik dhe kjo e jep në një mënyrë edhe përgjigjen në atë që ju po kërkoni. Natyrisht se Qeveria e Kosovës nuk ka pse të bëhet pengesë në aranzhmanin e tillë, në të cilin nuk ka qenë e përfshirë”.
Por, Qeveria e Kosovës – sipas Kuçit - mbetet faktori kryesor në luftimin e krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative që ndodhin në territorin e Kosovës dhe jashtë saj. “Ky është aranzhim mes EULEX-it dhe Qeverisë së Serbisë, ku Qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk do të jenë pjesë e këtij aranzhmani”, tha Kuçi.
Ndërsa EULEX-i ka paralajmëruar se nga tetori do t’i fillojë konsultimet me Serbinë për zbatimin e protokollit ndërpolicor, si dhe janë paralajmëruar dy protokolle të tjera, njëri nga fusha e gjykatave dhe tjetri nga fusha e doganave, Qeveria në Prishtinë, sipas Kuçit, do të vazhdojë me politikat e veta, si dhe me bashkëpunimin e saj me vendet fqinje, duke i parë protokollet e EULEX-it si aranzhime që kanë të bëjnë me Qeverinë e Serbisë. ra të këtij misioni. (REL/start)