KQZ certefikon subjektet për zgjedhjet lokale
Nga 76 subjekte politike sa kanë aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm dy nuk janë certifikuar. Një iniciativë qytetare serbe në rajonin e Gjilanit është tërhequr nga gara, ndërsa një kandidat i pavarur në komunën e Skenderajt nuk është certifikuar pasi nuk plotësonte kriteret e caktuara nga KQZ. Ndërkohë, partitë e mëdha politike në Kosovë kanë filluar fushatën parazgjedhore edhe para shpalljes zyrtare të saj.
Në Prishtinë janë vendosur posterat e disa kandidatëve që synojnë ta marrin udhëheqjen e kryeqytetit të Kosovës, në të cilat u bëhet thirrje qytetarëve që t’i votojnë, ndërsa kryetarët e partive kryesore kanë filluar takimet me elektoratin e tyre.
Presidenti dhe kryeministri ditëve të fundit ndërkaq kanë marrë pjesë në përurimin e disa projekteve në komunat e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fehmi Ajvazi nuk deshi të thotë nëse disa nga partitë po bëjnë shkelje ligjore duke filluar fushatën para kohës, por ai theksoi se koha e ligjshme për të bërë fushatë është 1 muaj para zgjedhjeve.
Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit janë të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ato kësaj here do të organizohen nga vendorët me mbikëqyrjen e OSBE-së. Votimet do të mbahen në 36 komuna të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe tri të reja me shumicë serbe që do të themelohen menjëherë pas procesit zgjedhor. Nga 74 subjekte politike sa do të marrin pjesë në zgjedhje, 20 janë nga radhët e komunitetit serb. (BBC/ start)