Kuçi: Vuçiq erdhi për të mirë

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se ka qenë i autorizuar nga Qeveria e Kosovës që të nënshkruajë lejen që i mundësoi Vuçiqit hyrjen në veri të Kosovës më 12 maj.
Ai ka thënë se ka lejuar hyrjen e Vuçiqit në Kosovë sepse ka pasur arsyetim për këtë, bindjen e serbëve të asaj pjese për pranimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe i’u është përmbajtur të gjitha procedurave për të marrë lejen për vizitë./Indeksonline/