E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot dita e protestave

Në Prishtinë janë paralajmëruar për sot disa protesta duke filluar që nga orët e mëngjesit. Të parët që do të protestojnë janë pensionistët, të cilët kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të jetë në forma të ndryshme, që nga dalja e grupeve para godinave të Kuvendeve Komunale, e deri te ndërprerja e komunikacionit rrugor në pika të caktuara.

Protesta e tyre do të fillojë që nga ora 11.00, ku do të kërkojnë aprovimin e Ligjit për sigurim pensional.

Kurse gjysmë ore më vonë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës do të fillojë protesta e punëtorëve të fabrikës së gypave të çelikut në Ferizaj.

Një protestë për ora 12.00 e kanë paralajmëruar edhe Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së, ku do të kërkohet që të mos bëhet nënshkrimi i kontratës kolektive në nivel të PTK-së./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›