Kuçovë, Berisha: Do mbrojmë me ligj prodhimet tuaja, nga invadimet e tjera
KUCOVË- Kryeministri Sali Berisha mori sot pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Perondi-Kucove si dhe inauguroi përfundimin e rrugës në fshatin Tapi.
Po sot kryeministri inspektoi rrugën e kanioneve të Osumit në Skrapar. Përgjatë rrugës janë parashikuar vendqëndrime panoramike për kalimtarët ose turistët, duke ju krijuar mundësi të shijojnë bukuritë e Kanioneve të Osumit. Pjesë e këtij investimi është edhe rikonstruksioni i rrugës së varrezave në qytetin e Çorovodës, e cila ka qene tërësisht e amortizuar.
Ndërsa në një takim me banorët e komunës Perondi, kreu i qeverisë u shpreh: “Vij këtu tek ju me zotimin solemn se do bëjmë gjithçka që mundi juaj të shpërblehet sa më mirë, që ju të nxirrni fitimin më të mirë nga ferma juaj”.
Berisha premtoi së pari ndërtimin e rrugës, ndërtimi e shkollës së mesme, profilizimin e saj bujqësor.
“Do të bëhet mbrojta e tokave nga Osumi në fshatin Tapi, vendosja e një sistemi vaditje për ju fermerët e Beratit dhe gjithë Shqipërisë. Vëllezër e motra në Perondi, Berat dhe mbarë Shqipërinë ne kemi financuar dhe do rrisim grantet për ju. Jam këtu për tu zotuar se do rimbursojmë me para në dorë akcizën e naftës, plehrat kimike dhe çdo gjë që ju përdorni për prodhimin bujqësor. Jam këtu për tu zotuar para jush se do rris rrogat në fshat dhe qytet”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit heqja e TVSH për prodhimet bujqësore, që premton Rama i shkatërron prodhimet vendase. Berisha premtoi se do t’i mbrojë prodhimet e fermerëve shqiptarë.
“Premtimi im solemn para jush është se do mbroj me forcën e ligjit prodhimet tuaja nga invadime të tjera. Shoku i autobusit mavi premton heqjen e TVSH për qumështin, që do të thotë juve t’ju mbetet pa shitur se do vij me shumicë nga jashtë. Autobusi mavi premton të heqë TVSH për miellin në mënyrë që në Shqipëri askush të mos ketë leverdi të mbjellë grurë apo misër. Ai premton të heqë TVSH për vajin e ullirit, çka do të thotë ju të mos shisni dot një kg vaj. Ne zotohemi ta mbajmë TVSH për këto prodhime, do rrisim rrogat 2 herë më shumë se çmimet. Zotohemi të heqim për bizneset këtu dhe kudo çdo taksë dhe tarifë doganore për materialet që përdorin për prodhim”, tha me tej Berisha.
“Ju ftoj më 23 qershor bashkohuni me ne për mbështetje më të madhe për fermat tuaja, për infrastrukturë moderne, për integrimin e Perondisë në BE”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)