Kriza në Siri, OKB-ja lëshon apelin më të madh për ndihmë në histori
Siri- Kombet e Bashkuara kanë lëshuar apelin më të madh në historinë e saj duke kërkuar 5 miliardë dollarë ndihma humanitare në Siri.
OKB-ja vlerëson më shumë se 10 milionë sirianë, gjysma e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë deri në fund të vitit.
BBC-ja raporton se më shumë se katër milionë fëmijë janë në nevojë për ndihmë urgjente humanitare, thotë agjencia e fëmijëve në OKB, Unicef.
Qeveritë u kritikuan për të qenë të ngadalta në zotërimin e fondeve për objektivin e mëparshëm të OKB-së prej $ 1.5 miliard, për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Por, në Gjenevë të premten, OKB-ja tha se kishte rishikuar sasinë e fondeve të nevojshme për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Siri.
Ajo pret që numri i refugjatëve – aktualisht më shumë se 1,5 milionë – të shkojë në gati 3.5 milion deri në fund të vitit 2013.
Brenda vetë Sirisë, zyrtarët e OKB-së vlerësojnë se afro shtatë milionë njerëz do të jenë të varur nga ndihmat, duke qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. UNICEF-i paralajmëroi një brez të humbur të të rinjve sirianë.
Dorina Bilbili/IDEA/