E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçovë,vret veten ushtari në shërbim

Një ushtar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ndodhi shërbimin ushtarak në qytetin e Kuçovës, ku ushtari Klodian Armati, 19-vjeç po kryente shërbimin ushtarak. Ushtari ka shkrepur armën mbi veten, në momentin që po kryente turnin e shërbimit gjatë natë të dielës. 19-vjeçari po kryente shërbimin ushtarak në repartin e aviacionit, ndërsa natën e shkuar i ka dhënë fund jetës. Hetimet e para, bëjnë të ditur se shkak për ndërmarrjen e një vendimi të tillë nga ana e ushtarit, ka qenë depresioni nervor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›