PD, sot "gjyqi" ndaj Topallit
Këshilli i Evropës ka reaguar menjëherë pas vendimit të marrë nga Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, për largimin e deputetit, Aleksandër Biberaj nga delegacioni shqiptar në Këshillin e Evropës. Kryetari i Komisionit Politik në Këshillin e Evropës, Goran Lindbdland, është shprehur se ndarje të tilla dëmtojnë imazhin e PD-së, por edhe të Shqipërisë. Në një deklaratë publike nga Strasburgu, politikani i njohur i Këshillit të Evropës, tha se bëhet fjalë për një konflikt të brendshëm. Lindbdland theksoi se "shpresoj është që të mos jetë ndonjë vend tjetër që i bën presion Kryetares së Parlamentit". Kryetari i Komisionit Politik në Këshillin e Evropës/ Goran Lindbdland, është raportues për krimet e komunizmit në Ukrainë. Duke komentuar vendimin e Topallit për të ndryshuar kreun e delegacionit shqiptar në Këshillin e Evropës, Lindbdland theksoi se nëse veprimi është në kundërshtim me rregullat parlamentare, atëherë Topalli ka bërë një gabim, i cili vërtet nuk është i pranueshëm. Më tej, ai ka theksuar se në qoftë se kreu i delegacionit është sjellë në mënyrë korrekte dhe unë besoj se është sjellë në mënyrë korrekte, atëherë shkarkimi i tij është shkelje e ligjit shqiptar, por gjithashtu është shprehur ai, është edhe shkelje e kritereve që Shqipëria i ka pranuar kur i është bashkuar asamblesë kombëtare të Këshillit të Evropës. Ky veprim i ndërmarrë nga Kryetarja e Kuvendit, pritet të ketë edhe masa ndëshkuese për Shqipërinë. Kryetari i Komisionit Politik në Këshillin e Evropës, Goran Lindbdland, ka theksuar se qëndrimi do të diskutohet mes kolegëve në Asamblenë Parlamentare. Por saktëson ai, një opsion është që të shfuqizohet e drejta e votës për delegacionin shqiptar, ose të mos pranohen kredencialet e tyre.
Qëndrimi i Biberajt
Vendimi i marrë nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, për largim nga delegacioni i KE-së, nuk e ka penguar deputetin Aleksandër Biberaj, të marrë avionin për t‘u nisur drejt Strasburgut. Biberaj, ka bërë të ditur se në Strasburg ndodhet si kryetar i delegacionit të Parlamentit shqiptar. "Kam mandatin e zv/presidentit të asamblesë të zv/presidentit të Partive Popullore Evropiane dhe të zv/presidentit të Komisionit të Imuniteteve dhe Mandateve. Normalisht, këto mandate do të çelen në seancën e parë që do të mbahet sot, kështu që unë do të marr pjesë në të gjitha takimet", është shprehur Biberaj në telefon nga Strasburgu. Gjithashtu, ai ka pranuar se në shqyrtim do të merret edhe kërkesa e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, për të cilin do të vendosin institucionet e KE. Por ka theksuar Biberaj, "unë mendoj se duke qenë se është kërkesë joligjore nuk do të merret parasysh nga Këshilli i Evropës. Biberaj ka ripërsëritur edhe njëherë deklaratat e bëra dy ditët e fundit, duke theksuar se vendimi është marrë nga Topalli në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit, duke u anashkaluar Kuvendi dhe duke marrë kompetencat e tij. Kjo, sipas deputetit të PD-së, përben shkelje të kuadrit kushtetues dhe të legjislacionit shqiptar.
Asambleja e KE, mbledhje për Shqipërinë
Byroja parlamentare e Asamblesë Parlamentare, do të shqyrtojë sot mandatin e deputetit Aleksandër Biberaj. Kërkesa pritet të merret në shqyrtim nga vetë presidenti i Asamblesë, Luis Maria De Puik, të cilën e diskuton pikërisht në mbledhjen e byrosë dhe më pas, sipas rastit, kalohet dhe në asamblenë parlamentare. Diskutimi i kësaj çështjeje do të bëhet kryesisht në kuadrin, nëse kërkesa për shkarkim është bërë në bazë të të gjitha rregullave të funksionimit dhe organizimit të Kuvendit shqiptar apo jo. Për të qenë pjesë e kësaj mbledhjeje delegacioni shqiptar duhet të ishte nisur drejt Strasburgut, por mësohet se dje pasdite delegacionit shqiptar me anë të telefonit i është dhënë firma për të lëvizur për të hënën në asamblenë parlamentare. Delegacione të tilla, para se të lëvizin në seanca duhet të marrin firmën e Kryetarit të Parlamentit.
Mbledhja
Deputetët e PD-së theksojnë se nuk kanë pasur dijeni për veprimin e kryetares
"Çështja Biberaj" priten debate të
nxehta në grupin parlamentar të PD
"Çështja Biberaj" pritet të tronditë sot ekuilibrat e brishtë të grupit parlamentarë të PD-së. Qetësia që mbizotëron prej disa muajsh dhe pakënaqësitë ndaj Kryetares së Kuvendit, për mënyrën sesi drejton pa pyetur ligj dhe institucione të tjera, si dhe mënyra sesi i trajton deputetët, pritet të jenë pjesë e diskutimit kryesor në mbledhjen e grupit parlamentar të mazhorancës. Shkarkimi i Aleksandër Biberajt nga delegacioni i Këshillit të Evropës, ka nxjerrë dhe forcuar zërat kundër në grupin demokrat. Deputetët e PD-së, nëpërmjet mediave i kanë kujtuar Kryetares së Kuvendit, Topalli, se kjo mosmarrëveshje mund të shmangej në një mënyrë tjetër dhe jo duke e bërë atë publike. Ministri i Mbrojtjes, Oketa, është shprehur një ditë më parë në "Shqip" se imazhi i vendit dhe i vetë Biberajt, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë shumë mirë si zv/president i Asamblesë Parlamentare të KE-së vlen shumë herë më shumë sesa disa bileta udhëtimi. Oketa ka theksuar se kjo çështje do të diskutohet sot në mbledhjen e grupit, por ka theksuar ai, para se të bëhet mediatike do të ishte më mirë që fillimisht të ishte diskutuar në grupin parlamentar. Të njëjtin qëndrim me Oketën, ka ndarë edhe deputeti tjetër i PD-së, Besnik Mustafaj, i cili gjithashtu ka theksuar se kjo çështje më parë duhej të ishte diskutuar në grupin e PD-së dhe jo nëpër media. Ndërsa deputetët e tjerë të grupit të PD-së, pjesa më e madhe e të cilëve është kontaktuar nga gazeta, kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për një veprim të tillë të ndërmarrë nga Kryetarja e Kuvendit. Sipas deputetëve të grupit të PD-së, ky nuk është vendimi i parë që Kryetarja e Kuvendit merr në kundërshtim me ligjet e vendit apo kundër institucioneve të ndryshme, duke shkaktuar pakënaqësi të shumta. Sipas tyre ka ardhur koha që Topalli të marrë një mësim të mirë qoftë edhe një mocion mosbesimi për t‘i kujtuar se kur je në krye të institucioneve, veprohet duke zbatuar ligjet dhe rregulloren e Kuvendit dhe jo sikur po drejton "çifligun e babait". Por sesi do të jetë dushi ndaj Topallit i ngrohtë apo i ftohtë kjo mbetet për t‘u parë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Pasi deri më tani vetë Kryeministri Berisha nuk ka bërë asnjë koment nëse ka qenë në dijeni të gjithë kësaj meseleje apo jo. Qëndrimi i tij do të merret vesh sot në mbledhjen e grupit parlamentar nëse do të shprehet pro vendimit të marrë nga Topalli për shkarkimin e Biberajt apo jo.