E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçovë, demokratët synojnë të thyejnë bastionin e PS-së

Demokratët e Kuçovës nisin punën për të "ngjyrosur" me blu bastionin e socialistëve. Të shtunën në ambientet e ish-shtëpisë së ushtarakëve në qendër të qytetit naftëtar, është zhvilluar asambleja e degës të PD-së, që kishte për qëllim analizën e mandatit që sapo u mbyll, si dhe zgjedhjen e kreut të ri të PD-së së këtij rrethi dhe të kryesisë së komitetit drejtues. Me e rëndësishmja në këtë rast është se viti që sapo kemi filluar është dhe vit elektoral dhe për këtë qëllim angazhimi do të jetë maksimal për të thyer bastionin socialist. Kreu i kësaj dege, Fadil Mara, që konkurroi për mandatin e dytë dhe që në fund të votimeve e fitoi atë tha se realiteti në Kuçovë ka ndryshuar dhe Partia Demokratike nuk është më një forcë pa zë. "Nëse në 3 korrik të viti 2005 kandidati ynë për deputet mori 31.7 për qind të votave, kandidati për kryetar bashkie në shkurt 2007 mori 42.8 për qind të pjesëmarrjes në votime. Kjo sipas Marës do të thotë se kandidati për kryetar bashkie humbi vetëm me 97 vota, rezultat ky që tregon se PD-ja e këtij rrethi është rritur në numër e në cilësi. Zgjedhjet u mbikëqyrën nga një grup i kryesisë së PD-së, i përbërë nga Agron Musaraj, Njazi Kosovrasi, Mehmet Xheka dhe Genc Pollo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›