Kuçi: Implementimi i MO-së i domosdoshëm
Situata në Kosovë, në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit, ishin temat kryesore që u diskutuan në takim. Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni zuri pjesën kryesore të diskutimit, ku zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë kosovare për mbështetjen e plotë të avancimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Z. Kuçi theksoi se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit paraqet një domosdoshmëri për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Nga ana e tij, kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani shprehu mirënjohje për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të gjitha institucionet e Kosovës për rolin e pakontestueshëm në procesin e avancimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, dhe theksoi se ky proces është në interes të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Në këtë kuadër, ndërtimi i raporteve të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Maqedonisë, është edhe në interes të shqiptarëve në Maqedoni”, u shpreh z. Selmani.