Vlorë, AK protestë kundër betonizimit të bregut
VLORE- Aleanca Kuqezi ka protestuar sot ne Vlore kunder betonizimit te bregdetit.
Bregu nuk është në pasuri qeveritare, por pasuri kombëtare. Ligji nuk i lejon pallatet 100 metra larg detit, qeveria i fut ndërtimet në det. Berisha përdor bregdetin për të pastruar para”- thane perfaqesuesit e AK gjate protestes.
Sipas tyre, ndërkohë që demokratët ndërtojnë pallate, kryebashkiakët i nënshkruajnë vendimet.
“Premtojmë se sezonin e ardhshëm turistik ne do ti kthejmë bregun Vlorës, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të Alancës Kuq e Zi.