E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci Kemi marre premtime qe FSK-ja te behet ushtri

Kosova do te hyje ne NATO me ushtri dhe jo me Force te Sigurise dhe kete do ta beje brenda 4 viteve ka deklaruar zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci.

Sipas tij pas arritjes se kapaciteteve te plota te FSK-se ne vitin 2012 kjo force do te behet ushtri dhe per kete thote te jene dhene premtime nga NATO-ja.

Nje dite pasi NATO-ja ka miratuar konceptin e ri strategjik per 10 vjetet e ardhshem ku nder pikat strategjike ka edhe anetaresimin e vendeve qe synojne ti bashkohen NATO-s Kuci ka deklaruar se pervec deshires se autoriteteve te vendit qeveria ka marre edhe premtime nga nderkombetaret per anetaresim te Kosoves ne NATO.

I pyetur nese keto premtime jane dhene nga zyrtare te NATO-se ai nuk e ka mohuar nje gje te tille por nuk ka permendur emra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›