E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO fton Rusine per bashkepunim ne projektin e mbrojtjes antirakete

Takimi Moska pranon bashkepunim por jo partneritet te plote

Rusia ka qene dashamirese dhe me e hapur se me pare por gjithsesi nuk ka pranuar ftesen historike te NATO-s per tiu bashkuar projektit antirakete qe synon te mbroje Europen nga nje sulm iranian. Ky lajm u be i ditur nga shefi i aleances. Presidenti rus Medvedev ra dakord qe te pranoje perfshirjen e teknikeve ruse ne planet e siperpermendura por nuk ka bere ndonje zotim ne emer te vendit te tij per te qene pjese e projektit operacional. Ne mund te bashkepunojme ndonje dite ne leshimin e raketave deklaroi shefi i NATO-s. Presidenti amerikan Obama e levdoi vendimin e Rusise duke thene se ky vendim e shnderron nje burim qe ne te shkuaren ishte kercenues ne nje burim paqeje dhe bashkepunimi.

Nje dite me pare Obama pati mbeshtetjen e paleve te tjera te aleances ne lidhje me ndertimin e nje mburoje antirakete ne Europe nje zotim ky shume ambicioz per te mbrojtur kontinentin nga ndonje sulm i mundshem i Iranit i cili sipas disa burimeve eshte drejt rruges se krijimit te bombes berthamore.

Per momentin ne kete takim jane lene menjane dy ceshtje shume te rendesishme ne lidhje me kete projekt. E para nese ky projekt do te funksionoje dhe e dyta a do te mund ta perballojne koston e tij europianet. Keto ceshtje do te diskutohen me pas ne nje takim tjeter. Per sa i perket projektit Obama deklaroi se ai ofronte nje rol per te gjithe aleatet e NATO-s ishte nje kunderpergjigje ndaj te gjitha kercenimeve te kohes dhe tregonte mbi te gjitha vendosmerine per mbrojtjen e qytetareve nga rreziqet e raketave balistike. Obama nuk e permendi Iranin me emer duke iu permbajtur keshtu paktit me Turqine e cila deklaroi se do te largohej nga takimi nese do te permendej me goje emri i fqinjit te tij Iranit.

Te shtunen Presidenti i Turqise deklaroi se ishte i kenaqur qe NATO i zbatoi zotimet e saj dhe se marreveshja e arritur dukej pozitive.

Dje Franca qe kishte rezervat e saj per kete projekt deklaroi se kishte nenshkruar pasi kishte marre pergjigje per shqetesimet dhe paqartesite qe kishte ngritur. Ushtarakisht NATO dhe Rusia bashkepunojne ne praktike prej vitesh. Meqenese Rusia ka interes qe luftimet nga Afganistani te mos perhapen edhe ne rajonet qe kufizohen ne jug me Rusine Moska mbeshtet ne menyre modeste trupen nderkombetare ne Afganistan. Ne radhe te pare lejon furnizimin logjistik permes territorit te saj. Ne Ballkan trupat ruse dhe amerikane kane punuar se bashku. Rusia pergatit edhe specialiste per zbulimin e droges ne Afganistan. Ne Mesdhe anijet ruse dhe ato te NATO-s kane patrulluar se bashku. Edhe ne mbrojtjen nga raketat ne nivelin e fushes se betejes pra ne raketat me rreze shume te shkurter shtetet e NATO-s dhe Rusia bashkepunojne nderkohe. Ministri i Jashtem rus Sergej Lavrov permendi me shume oferta per Samitin e Lisbones. Keshtu Rusia mund te vere ne dispozicion helikoptere per misionin ne Afganistan. Kalimi nga Lufta e Ftohte ne partneritet duhet te realizohet perfundimisht tha Lavrov me 03.11.2010 ne Moske.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›