E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Kërkojmë rezolutë që të respektojë pavarësinë

"Janë dy çështje që ne kërkojmë në raport me Rezolutën. E para, të tërhiqet projektrezoluta e Serbisë, dhe e dyta, që Rezoluta që do të miratohej nga Asambleja e Përgjithshme në çdo rast të reflektonte vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe mendimin e GJND-së", është shprehur në një intervistë për gazetën "Koha Ditore" zv-kryeministri Hajredin Kuçi.

Sipas tij, Kosova dhe aleatët e saj nuk mund të hyjnë në asnjë lloj kompromisi në raport me këtë rezolutë.

"Kompromisi për një rezolutë që nuk respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe mendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës, nuk mund të ekzistojë”, është shprehur Kuçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›