Meta lobon për Kosovën në Amerikën Qendrore

Tiranë, 30 gusht - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, të hënën ka nisur një turne vizitash zyrtare në disa vende të Amerikës Qendrore, përkatësisht në Guatemalë, Salvador dhe Honduras. Këto do të jenë vizitat e para të një ministri të Jashtëm të Shqipërisë në historikun e marrëdhënieve me këto vende.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj vizite do të jetë lobimi për njohje të reja për Republikën e Kosovës, pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe përgatitjet për fillimin e punimeve të seancës të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.