Intervista e IsmailKadare në FinancialTimes
I lindur në Gjirokastër, Shqipëri në 1936 Ismail Kadare në fillim u bë i njohur me poemat e tij, të parën prej të cilave e botoi në moshën 12 vjecare. Librat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë. Ai e ndan kohën e tij midis Francës dhe Shqipërisë.
Kush është lexuesit tuaj i përsosur?
Një lexues që i pëlqen Dante Alighieri, por që nuk lë pa shijuar Don Kishotin. Ashtu si leximi i Shekspirit nuk ndalon leximin e Kafkës.
çfarë ju ndodh të hani kur shkruani?
Unë filloj të shkruaj vetëm pas mëngjesit, rreth orës 10:00. Nuk punoj për më shumë se dy orë në ditë, por gjatë kësaj kohe mund të pi vetëm ndonjë kafe, asgjë tjetër.
Cili nga shkrimet tuaja ju bën krenar?
“Pallati i ëndrrave". Ai është shkruar në 1980 dhe botuar një vit më vonë, gjatë periudhës së zezë të të tiranisë shqiptare. Ai ishte një libër kundër tiranisë.
Cfarë ju frikëson?
Puna ime letrare është shtrirë gjatë kohës së dy sistemeve politike të kundërta: një tirani që zgjati për 35 vjet (1955-1990), dhe 20 vjet të lirisë. Në të dy rastet, ajo që mund të shkatërrojë letërsinë është e njëjtë: vetë-censura.
Cilat libra janë në tryezën tuaj?
Një libër që në fakt unë nuk e hapur, por prania e të cilit rrezaton diçka. Shpesh kjo ndjenjë është mjaft e ndryshme nga përvoja e leximit të tyre, gjë të cilën mund ta bëj më vonë. Por kjo është ndjenja që më nevojitet.
A keni një rutinë shkrimi?
Midis orës 10:00 dhe mesditës, çdo ditë. Në Paris, unë gjithmonë punoj në të njëjtën kafe. Në Tiranë kjo është e pamundur, për shkak të kureshtjes së njerëzve.
Cili libër ka ndryshuar jetën tuaj?
Makbethi. E kam lexuar kur isha 11 vjec. Edhe pse unë nuk mund të kuptoja gjithçka, e kam dashuruar aq shumë sa që fillova ta kopjoja duke e shkruar me dorë. Një vit më vonë, kam dashur të bëj të njëjtën gjë me "Hamletin", që ishte edhe më i pakuptueshëm për mua.
Si relaksoheni?
Duke shëtitur në këmbë. Në Paris eci në Xhennete Luksemburg. Në Shqipëri, në verë, në bregdet.
Cilët janë ndikimet tuaj letrare?
Tre gadishuj e Evropës: Apeninët, me Dante, Ballkani, me tragjeditë greke dhe baladat mesjetare shqiptare dhe Gadishulli iberik, me Don Kishotin. Ishujt Britanike (Shekspir). Letërsia ruse dhe e Europës qendrore (Kafka).
(e.n/Financial Times/BalkanWeb)