E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Kosova nuk ndikohet nga zhvillimet në Serbi

Kosova nuk ka pasur telashe asnjëherë me liderët e Serbisë, por ajo është ballafaquar me sovranitetin e saj karshi Kosovës, deklaroi të hënën zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Ai ka thënë se presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikolic, është zgjedhje e qytetarëve serb ndërsa ka shtuar fati dhe pavarësia e Kosovës nuk varen nga zgjedhjet politike në Serbi.

Qeveria e Kosovës vlerëson se zgjedhja e Tomislav Nikolicit si president i Serbisë nuk lidhet me fatin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, tha se zgjedhjet politike në Serbi janë për popullin serb dhe se fati dhe pavarësia e Kosovës nuk varet nga ato zgjedhje.

“Fati politik, pavarësia dhe zhvillimet e Kosovës nuk varen nga zgjedhjet politike që bëhen në Serbi. Por ato zgjedhje janë për popullin serb dhe janë vlerësim për të tjetër. Ajo çka mund të them është se Kosova do të prodhojë stabilitet paqeje dhe fqinjësi të mirë me të gjithë”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›