E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç pranon humbjen, Nikoliç Presidenti i ri i Serbisë

Sipas rezultateve të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), Nikoliç ka marrë 49.7 për qind të votave, ndërsa shefi i deritashëm i shtetit serb, Boris Tadiç nga Partia Demokratike, ka fituar 47 për qind.

Duke e shpallur fitoren në selinë e partisë së tij, Nikoliç tha se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane, si dhe do ta mbrojë popullin në Kosovë.

"Ekziston drejtësia e Zotit“, ka thënë Nikoliç në shtabin zgjedhor të partisë së tij, duke e uruar popullin serb që i dha fitoren.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Boris Tadiç, ka pranuar humbjen dhe ka uruar Presidentin e sapozgjedhur. "E uroj z. Nikoliç për fitoren korrekte dhe të merituar, dhe i uroj fat në detyrën e re”, ka thënë Tadiç në një konferencë për gazetarë në selinë e partisë së tij. Ai ka theksuar se “me siguri nuk do të bëhet kryeministër”.
/Start/

                                                                                             2012-05-20 23:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›