E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani bllokon “Twitter”-in

Agjencia e lajmeve “Associated Press” citon kryetarin e Autoritetit të Telekomunikacionit të Pakistanit, Mohamed Jasin, të ketë thënë se kjo faqe interneti është bllokuar të dielën për shkak se ka refuzuar të heqë materialet që lidhen me një garë me “Facebook”-un, për të postuar imazhet e profetit islamik Muhamed.

Jasin shtoi se “Facebook”-u ka rënë dakord për të adresuar shqetësimet e Pakistanit, por zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje të marrin të njëjtën gjë edhe nga “Twitter”-i.

Shumë myslimanë e konsiderojnë përshkrimin vizual të profetit si blasfemi.

Një konkurs i ngjashëm në “Facebook” në vitin 2010 provokoi Pakistanin, i cili bllokoi rrjetin për rreth dy javë.
/Start/

                                                                                             2012-05-20 17:33
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›