Kuçi: Kritikat e Ramushit, normale
Menjëherë pas intervistës së liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kritikohet puna e Kryeministrit Thaçi, ka ardhur reagimi i ekzekutivit. Edhe pse jo me gojën e kreut të PDK-së, por e ndihmësit të tij kryesor, zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, shefi i kabinetit qeveritar ka preferuar moskonfrontimin direkt me Haradinajn, i cili është në pikun e reputacionit të tij, por ka përdorur një vlerësim të butë politik. Në një deklaratë të bërë për radion "Blue Sky",
zëvendëskryeministri i Kosovës i vlerëson si normale kritikat e ish-kryeministrit Haradinaj, duke shtuar se është mirë për Kosovën që të zhvillohen raporte korrekte pozitë-opozitë. Në një prononcim për radion "Blue Sky" (RTK), Kuçi mohon se qeveria po punon pa program, siç ka kritikuar Haradinaj dhe shton se së shpejti edhe programi qeveritar, por edhe raporti 100-ditor do të dërgohen në Kuvend. Se a do të fuqizohet roli i opozitës me kthimin e kreut të AAK-së nga Haga, Kuçi thotë se secili e ka rolin dhe pozitën e tij në procesin demokratik pozitë-opozitë.
Intervista
Dy ditë kas kthimit nga Haga, ku ka fituar pafajësinë, Haradinaj, gjatë një interviste për "Shqip", ka kritikuar qeverinë e koalicionit PDK-LDK e në veçanti Kryeministrin Thaçi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se ka ndërmend të bëjë një opozitë të fortë dhe nuk i kursen kritikat ndaj Kryeministrit aktual, Hashim Thaçi. Rugovën e nderoi me kurora me lule te varri i tij, ndërsa Prekazi ishte pika tjetër e axhendës së tij. Pritet që Haradinaj t‘i japë dinamizëm opozitës, e cila ka qenë anemike gjatë gjithë kësaj kohe. Në intervistën e tij të parë ekskluzive, Haradinaj, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, tregon disa nga planet e tij të afërta. Edhe pse është shprehur se bashkohet në pikat kyçe me të gjithë liderët politikë, Haradinaj nuk i ka fshehur rezervat për rivalin e tij. Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me marrëdhëniet me Kryeministrin, Haradinaj tha se: "Në të gjitha çështjet që janë arritur për Kosovën, ne bashkohemi. Gjithsesi, kam një kritikë për mënyrën se si ka punuar deri më tani kjo qeveri, pa një program. Besoj që të gjithë njerëzit e vetëdijshëm e dinë që udhëheqja pa një program është improvizim. Nuk ka nevojë të vazhdohet pa program. Qeveritë e Kosovës, në rrethana jonormale, kanë pasur program dhe mendoj se ka qenë një lëshim jo i mirë për njerëzit e Kosovës që të udhëheqin".