Haradinaj nderon dëshmorët e UÇK-së
Nderimet që u janë bërë 377 martirëve të kombit në Lëndinën e Lotëve në Meje, të rënë më 27 prill 1999, kanë shënuar fillimin e vizitës së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit triumfal nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Për ta pritur ish-komandantin e UÇK-së, përveç strukturave udhëheqëse të pushtetit komunal, kishin dalë edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ish-bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë nga Gjakova e rrethina e saj. "Duhet të jeni krenarë për atë që i dhatë Kosovës, por shikimi ynë prej sot duhet të drejtohet kah ardhmëria dhe zhvillimi i vendit tonë për të cilin aq shumë kemi sakrifikuar", tha Ramush Haradinaj. Pasi është përshëndetur me qytetarët në Meje, Ramush Haradinaj është ndalur për të nderuar ish- bashkëluftëtarët e tij - dëshmorë të atdheut, në varrezat e qytetit të Gjakovës, me ç‘rast është pritur ngrohtësisht nga familjarët e tyre. "Ndonëse gjithmonë i mposht emocionet, kur jam para bashkëluftëtarëve të mi dëshmorë nuk mund të përmbahem", tha Haradinaj, pasi vendosi buqeta me lule pranë varreve të tyre.
Edhe vizita në varrezat e martirëve në Çabrat ka qenë mjaft emocionuese, ku qindra familjarë të martirëve kishin dalë për ta përshëndetur ish-komandantin. Fundin e vizitave të sotme në Gjakovë e ka shënuar një takim i radhës me qytetarët e Komunës së Gjakovës, të cilët ishin mbledhur në palestrën e sporteve "Shani Nushi". I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Ramush Haradinaj në orët e pasdites ka vazhduar rrugëtimin për në Rahovec, ku do të takojë qytetarët.