E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron kërcënon BE-në me veto

Ne prag te konferencës vjetore të konservatorëve n137 Birmingam, kryeministri i Britanisë, David Cameron, tha se ai është i përgatitur të pengojë bisedimet e muajit të ardhshëm për buxhetin, nëse udhëheqësit evropianë refuzojnë të shkurtojnë shpenzimet.

“Nëse do duhet thënë “Jo” ndaj një marrëveshje, e cila nuk është e drejtë për Britaninë, unë do të them Jo””, tha kryeministri në një intervistë për gazetën “The Sunday Telegraph” të Londrës.

Cemeron, po ashtu ka propozuar një plan të guximshëm për BE-në për pasjen e dy buxheteve; një për 17 vendet e Eurozonës dhe një për dhjetë vendet e tjera, përfshi edhe Britaninë, që janë jashtë monedhës së përbashkët.

Ky plan, jo vetëm ka bekimin e partnerit të tij në koalicion, pro-evropianit Nick Clegg, por duket se do të gjejë edhe mbështetjen e deputetëve të tij konservatorëve që bëjnë presion të madh për mbajtjen e një referendumi për të ardhmen e marrëdhënieve të Londrës me Brukselin.

Cemeron ndodhet në një pozitë të vështirë në sondazhet e opinionit publik dhe rreshtohet tani shumë prapa laburistëve në opozitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›