E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Nuk është menduar të ndërrohet Edita Tahiri

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ka thënë sot se në qeveri nuk është biseduar dhe as nuk është marrë ndonjë vendim për ndonjë emër të i cili do të udhëheqë më delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, duke mohuar kështu ndërrimin e udhëheqëses së deritanishme, Edita Tahiri, për të cilin është shkruar sot në media.

“Nuk është marrë asnjë veprim juridik, as nga kryeministri e as nga dikush tjetër, për ndryshimin e këtij pozicioni. Kosova e ka qëndrimin e qartë që duhet fillimisht të ndryshoj politika përballë dialogut që nënkupton se duhet të zbatohet të arriturat apo konkluzionet e deritashme dhe të tregohet një vullnet i mirë dhe të ruhet cilësia në dialog, e pastaj të shohim mundësitë të vazhdimit të dialogut dhe kjo nuk ka të bëjë me pozicionin aktual të kryenegociatores”, ka thënë Kuçi.

“Ne nuk e kemi menduar ndryshimin e pozicionit aktual të zonjës Tahiri në asnjë rast deri më tani. Në të ardhmen varet si do të zhvillohet politika por ajo që jam i bindur është se kapacitetet politike të Kosovës duhet të përqendrohen në politikën që do ta përfaqësoj Kosovën dhe jo qëndrimet individuale. Nuk varet shumë nga individët që do të jenë aty. Unë nuk kam pasur dhe as nuk kam ndonjë interes të veçantë politik në këtë punë”, ka thënë Kuçi për RTV21.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›