Nikoliq nga Moska: Serbia nuk do ta njohë Kosovën

“Ne nuk mund ta njohim Kosovën, edhe me kushtin e ndërprerjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, unë nuk kam dëgjuar se duhet njohur Kosovën, para se t’i bashkohemi BE-së”, ka thënë Nikoliq, transmeton DPA.
Ai i ka bërë këto komente në Moskë, gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ky i fundit ka premtuar se do të vazhdojë të mbështesë qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës. Putin po ashtu është zotuar se do të lëshojë 800 milionë dollarë kredi për Serbinë.
“Ne e shohim Serbinë jo vetëm si partner tonin tradicional dhe shumë të rëndësishëm në Ballkan, por serbët janë edhe vëllezërit tanë shpirtërorë”, ka thënë Putin.
Nikoliqi, i cili do të inaugurohet më 1 qershor, ka bërë vizitën e parë në Moskë, pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit më 20 maj.