Kuçi: Prishtina do të heqë barrikadat

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha se Prishtina do të ndërhyjë sërish në qoftë se KFOR-i dhe EULEX-i dështojnë të heqin barrikadat në afatin e paraparë sipas planit strategjik.Sipas tij Prishtina nuk do të hyjë në dialog politik me Beogradin për çështje të brendshme të shtetit.
Kuçi në një intervistë për mediat kosovare tha se pjesë e dialogut do jenë vetëm temat e çështjeve teknike dhe jo dy pikat kufitrare ajo e Bërnjakut dhe e Jarinjës.
Ndër të tjera Kuçi theksoi se barrikadat duhet të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur pasi në të kundërt qeveria e kosovës do të marë aksione për largimin e tyre.