Izraeli jep miratimin per 1100 shtepi te reja ne lindje te Jerusalemit

Në një kohë që marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës janë të tendosura, Tel Avivi ka dhënë miratimin për planin e 1100 shtëpive të reja në pjesën lindore të Jerusalemit, plan ky i cili ka shkaktuar pakënaqësi në selinë e OKB-së dhe në Bruksel, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se vendimi nuk i shërben bisedimeve me palestinezët.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha se plani i Izraelit “do të duhet të mos zbatohet, pasi shkatërron negociatat për paqe me palestinezët.
OKB e ka kritikuar planin, pasi zyrtarë të saj thanë në Këshillin e Sigurimit, se vendimi i Izraelit paraqet “shqetësim të veçantë”.
Vendbanimet e reja në territoret e pushtuara palestineze ishte arsyeja e parë për dështimin e bisedimeve që paraqiti presidenti palestinez, Mahmud Abaz gjatë fjalës së tij në OKB, ku paraqiti kërkesën për njohje të plotë të shtetësisë.
Ndërkohë që kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, bëri thirrje për negociata të menjëhershme.