E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK, ftesë për maratonë: “Ti Shqipëri më jep nder”

Maratona “Kuq e Zi”, është hapi tjetër i ndërmarrë sot nga aleanca “Kuq e Zi”. Përmes një deklarate për mediat, AK ka shpalosur kalendarin e maratonës që parashikon tubime anekënd botës, kudo ku ndodhen shqiptarë.
 

Sipas përfaqësuesve të AK, slogani i maratonës është “Ti Shqipëri më jep nder” dhe synon ndërgjegjësimin e shqiptarëve për çështjen kombëtare, ku kombi duhet të qëndrojë e të vihet gjithë para interesave personale të partive.

Stacionet e përcaktuara do të jenë Brukseli, Nju Jork, Filadelfia e Roma. AK i bën thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen të bashkohen në këtë maratonë. Ndërsa data e mbylljes së “Maratona Kuq e Zi” do të jetë 28 Nëntori në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›