SHBA, arrestohet i dyshuari për planifikim sulmesh

Sipas autoriteteve amerikane Rezwan Ferdaus kishte planifikuar që sulmet t’i kryente me avionë të mbushur me lëndë shpërthyese, të komanduar nga larg.
Rezwan Ferdaus akuzohet po ashtu edhe për tentativë furnizimi me material Al-Kaedën dhe për ndihmë në sulmet ndaj ushtarëve amerikanë.
I diplomuar në Universitetin Verilindor për fizikë, Ferdaus akuzohet se është përfshirë të veprime të jashtëligjshme që prej fillimit të vitit 2010.
Ai u arrestua në Boston pas një hetimi të FBI-së. Agjentë të FBI-së u infiltruan duke e furnizuar atë gjoja me lëndë plasëse./Start/F. Prroni/
2011-09-29 09:00