E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove-Serbi gati per dialog


Ndërmjetësi i BE në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka marrë nga delegacionet përkatëse konfirmime për gatishmërinë për vazhdimin e dialogut.

Lajmin e ka bërë të ditur Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Megjithatë, zëdhënësja ka nënvizuar se Cooper ende nuk ka caktuar një datë të saktë për raundin e ri të bisedimeve.

“Shpresojmë që raundi i ardhshëm i dialogut të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Aktualisht nuk mund të konfirmoj datën e saktë, por ndërmjetësi ynë, Robert Cooper ka marrë garanci nga Aktualisht nuk mund të konfirmoj datën e saktë, por ndërmjetësi ynë ka marrë garanci nga Prishtina dhe Beogradi për vazhdimin e dialogut

Maja Kocijancic
Zëdhënëse e Catherine Ashton Prishtina dhe Beogradi për vazhdimin e dialogut”, ka deklaruar Kocijancic për “REL”.

Sipas saj, që prej javës së kaluar Brukseli ka vijuar konsultimet me palët përkatëse, të cilat po shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në raundet e fundit.

“Janë duke u mbajtur takime me grupet e punës, të cilat po vëzhgojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. Së shpejti do të raportohet për rezultatet eventuale”, ka saktësuar Kocijancic.

Bisedimet Prishtinë-Beograd u ndërprenë për shkak të krizës që shpërtheu në veri, pas nisjes së operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare.

Më herët gjatë muajit, ndërmjetësi Robert Cooper ishte në Beograd, ku nuk arriti të bindte zyrtarët serbë për fillimin e bisedimeve.

Ndërsa në Prishtinë, ndërmjetësi i Brukselit mori një garanci të qartë për gatishmërinë për vazhdimin e procesit me qëllim zgjidhjen e cështjeve teknike.

Beogradi kërkon që në bisedime të përfshihen edhe cështje politike, sidomos ajo për veriun e Kosovës, ndërsa kjo e fundit pretendon që dialogu të zhvillohet vetëm si dy vende të pavarura.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krasniqi takon biznesin: Klima jo e përshtatshme
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi me biznesmenët vendas, tha se politikat fiskale dhe politikat ekonomike në Kosovë ende nuk janë edhe aq të favorshme për bizneset, por ai kërkoi që edhe komuniteti i biznesit të bëhet pjesë e përgatitjes së ligjeve me amandimet e tyre, në mënyrë që të ketë politika më të favorshme për biznesin.
Projekt/ligji për pensionet e FSK-së
Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për pensionet për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili krijon parakushte për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, ndërsa kostoja e përgjithshme buxhetore e këtij ligji do të jetë mbi 4.4 milionë euro. Veriu, serbët hapin rrugët për KFOR-in
Në orën 9 të mëngjesit të së enjtes rrugët e veriut të Kosvës do të hapen për qarkullim nga serbët që i kanë bllokuar, por vetëm për KFOR-in. Kuci: Të veprohet më shpejt në veri
Qeveria e Kosovës përkrah KFOR-in dhe EULEX-in në veprimet e tyre në veri, por kërkon një dinamikë më të përshpejtuar për heqjen e barrikadave. Stefanovic, akuza opozitës serbe
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka akuzuar opozitën serbe se me qëndrimet e saj mund të rëndojë pozitën e Beogradit dhe serbëve në veri të Kosovës.

Lajmet kryesore

Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Shuma nga fondi shtesë për studion amerikane Patton Boggs
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›