Steve Jobs në film

Jeta e vizionarit më të madh të teknologjisë informative, i cili vdiq kohë më parë, së shpejti do të shndërrohet në film.
Steve Jobs vdiq më 5 tetor, ndërkohë që këtyre ditëve del nga shtypi biografia e tij, e shkruar nga Walter Isaacson.
Paralelisht, studioja filmike Sony ka paralajmëruar se kjo biografi do të adaptohet në skenar filmi, për ç’gjë tashmë është angazhuar Aaron Sornik, fitues i çmimit Oscar për adaptimin e skenarit për filmin “The Social Network”.
Sigurisht që aktorët do të “shtyhen me bërryla” për rolin e Jobs në këtë film, ngase Sony ende nuk e ka bërë publike se kush mund të jenë kandidatët për rolin e tij.