E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi mund ta udhëheq ekipin kosovar në bisedime

Hajredin Kuçi mund ta zëvendësoi Edita Tahirin në postin e kryenegociatorit. Vetë Kuçi ka deklaruar se për momentin ai nuk ka hyrë në kalkulime të tilla.

Në këtë rast analistët politik kanë vlerësuar dorëheqjen e kuqit, duke thënë se veprimi i tij tregon se ai di të vendos disa “vija të kuqe”

Analisti Ardian Arifaj vlerëson se për të udhëhequr negociata me veriun duhet një profil politikan si i Kuçit.

Sipas tij, emërimi i Kuçit në pozitën e kryenegociatorit nuk do të bëhej për të rehabilituar atë.

Kuçi ditën e djeshme ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe Ministri të Drejtësisë, pasi që Kuvendi Miratoi Kodin Penal bashkë me nenin 37 dhe 38, të cilat, sipas drejtuesve të asociacioneve të gazetarëve, cenojnë lirinë e shprehjes, shkruan , ‘Tribuna Shqiptare’.

Kuqi kishte premtuar që nëse kalojnë këto dy nene, ai do të jepte dorëheqje, premtim që e mbajti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›