E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi priti Ambasadorin Cliff

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, takim ky në të cilin është biseduar për raportet e mira që i ka Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, në takim u biseduar gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e rendit dhe ligjit, në veçanti për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Institutin Gjyqësor për çka Ministri Kuçi e falënderoj dhe e informoi për planin e themelimit të Akademisë së Drejtësisë.

“Po ashtu u diskutua çështja e trajtimit të rasteve nga gjykatat tona për investitorët e huaj ku nga Ministri Kuçi u tha se në ndryshimet e reja ligjore do të përfshihet themelimi i një departamenti për çështje të investimeve të huaja pranë Gjykatës themelore në Prishtinë dhe se kjo do të përshpejtoj zgjidhjen e rasteve por edhe do të rris cilësinë”, thuhet në komunikatë.

Po sipas saj, temë e veçante ishte edhe bashkëpunimi në mes të dy vendeve për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›