E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukaku ka nevojë për lojë

Romelu Lukaku i ka thënë skuadrës së tij Chelsea se ka nevojë për paraqitje të shpeshta pas spekulimeve se dëshiron të huazohet te një tjetër ekip nga Premierliga.

Lukaku, 19 vjeç iu bashkua gjigantit londinez vitin e shkuar por bëri pak ndikim me ekipin e parë. Chelsea besohet se dëshiron ta huazojë tinejxherin kurse vet ai ka pranuar se i nevojitet të luajë me vazhdimësi.

“Ajo që kam mësuar nga sezoni i kaluar është pozitive. Stërvitja me bashkëlojtarë të mëdhenj ju përmirëson. Por, tani kam nevojë të luaj”, deklaroi Lukaku për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›