Kuçovë- Automjeti përplas rëndë 4-vjeçarin, ishte duke kaluar rrugën
Kuçovë- Një fëmijë 4-vjeçar është aksidentuar nga një automjet pasditen e së shtunës në Kuçovë.
Sipas policisë, fëmija ishte duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes nga automjeti tip”Golf”.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, or për shkak të gjendje sëë vështirë shëndetësore është nisur për kurim drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit dhe ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Nuk ka të dhëna të tjera për momentin ndërsa pritet të mësohet më shumë detaje për aksidentin në një orë më të vonë nga strukturat hetimore të policisë.