E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradeci çeli sezonin turistik, sportet e ujit do të jenë risia këtë vit (FOTO)

pogradsec-hapaje-sezopnit—-Nga Erina Laska—-

Pogradec- Bregu i liqenit dhe shëtitorja e Pogradecit gjendeshin sot nën gumëzhimën e një feste. Hapja e sezonit veror për këtë vit mblodhi të gjithë qytetarët për të parë organizimet e bashkisë së qytetit. Qielli, gjithashtu ishte ndryshe, i mbushur me ngjyrat e parashutave.

Cdo gjë nisi në ambientet e bashkisë së qytetit me pritjet e të ftuarve për të vazhduar më pas tek plazhi i liqenit.

Jeni te mirëpritur të shijojmë së bashku traditë dhe spektakël në Pogradec! Kështu ka ftuar bashkia e qytetit qytetarët e Pogradecit dhe turistët nga vendet e tjera.

E veçanta e këtij viti do të jenë sporti ekstrem i fluturimeve të bëra mbi liqenin e Ohrit. Njëzet pilotët më të mirë nga Franca, Austria, Hungaria dhe Gjermania organizuan ParaAcrobatics show, një shfaqje ajrore me fluturimet akrobatike me parashutë. Grupi i pilotëve zhvilloi për herë të parë në Shqipëri fluturimet ekstreme.

Figurat akrobatike bëhën nga piltoë të huaj. Varka ku është e lidhur parashuta ngre pilotin lart, në një lartësi rreth 500-600 metra dhe më pas fija shkëputet, piloti është i lirë në ajër për të filluar akrobacinë. Më pas vjen drejt rërës për tu ulur. Për shembull një nga akrobacitë quhet infinit trumling, shpjegoi prezantuesi i numrave akrobatikë për gazetën Idea.

Pogradeci çeli sezonin turistik, festë dhe aktivitete për qytetarët

Pogradeci çeli sezonin turistik, festë dhe aktivitete për qytetarët ◄ Back Next ► Picture 1 of 9

Përveç promovimit të sporteve të ujit, si gjithmonë pjesë e aktivitetit ka qënë edhe promovimi i vlerave tradicionale të qytetit. Në tendat e vendosura në shëtitoren e liqenit, prezantoheshin punime të ndryshme artizanale nga vetë gratë që i kishin punuar ato.

Sot na mundësoi bashkia që të prezantonim punimet tona, janë punime të bëra nga unë vetë, si për shembull çentrot , varëset, korniza për fotografi, çorapet artizanale e shumë të tjera. Kjo është një gjë e mirë që edhe të rinjtë të njihen me vlerat dhe traditën e qytetit të tyre, gjithashtu edhe të huajt,- tha një gratë pjesëmarrëse të panairit.

Qytetarët u ndjenë të kënaqur me organizimet e bëra në ditën e sotme duke shpresuar që këtë vit qyteti të vizitohet nga shumë turistë dhe se mikpritja e tyre nuk do të mungojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›