E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçovë, breshëri automatiku në qëndër të qytetit

Një person ende i paindetifikuar ka qëlluar me breshëri automatiku, ndaj një të riu në lagjen Llukan Prifti, në qëndër të qytetit të Kuçovës.

Nga atentati ka mbetur i plagosur rëndë një shtetas, i cili dyshohet të jetë Gjergj Zogaj, 16-vjeç.

Nga ana tjetër, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur të mbledhë informacion te banorët e zonës, duke rindërtuar krimin e rëndë.

I plagosuri është transportuar menjëherë për në spital. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të mundshëm të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›