E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë-Shëngjin, 2 të plagosur

Një aksident automobilistik pa pasoja për jetën është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së premte, në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, duke shkaktuar dy të plagosur.

Raportohet se gjëndja e tyre shëndetësore është tejet e rëndë, ndërsa menjëherë janë transportuar për në spitalin e Lezhës.

Pas kryerjes së hetimeve paraprake, rezultoi se aksidenti u shkaktua për shkak të shpejtësisë së madhe të mjetit dhe nga lagështia e madhe në rrugë.

Kjo gjë ka sjellë dhe humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit dhe përplasjen e menjëhershme me barrierat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›