E Diel, 1 Nëntor 2026

Thoma Deliana Une isha i pranishem kur Nako Spiru vrau veten

Ish-ministri me historik i arsimit shqiptar dhe disidenti i perdhosur i shtetit komunist tregon per momentin e vetevrasjes me te bujshme qe tronditi shoqerine shqiptare te kohes. Si ndodhi skena e pergjakshme ne zyren e Nakos dhe situata misterioze kur bodigardet nuk lejuan Delianen ne makinen e transportimit te trupit

Hyrje

Vijon intervista e rralle e njeriut me te njohur dhe me histori te paprecedente te Shqiperise komuniste.

Pikerisht Thoma Deliana i cili arriti te ishte qe ne moshe te re ne majat e hierarkise politike dhe se fundmi per 16 vjet te drejtonte arsimin dhe kulturen ne Shqiperi derisa u perdhos ne menyren me te poshter nga hierarkia me e larte e shtetit qe i sherbeu me shume zell ka vendosur te vije para lexuesit te gjere me kete cikel intervistash te jashtezakonshme.

Ai ka vendosur qe pervec historise se jetes se tij tejet te dhimbshme ku nga minister pompoz arriti te dergohej si coban i rendomte ne blegtorine e Dhemblanit te malesive te Tepelenes te tregoje edhe shume ngjarje te jashtezakonshme qe kane te bejne me detaje te panjohura ne lidhje me periudhen e mistershme te shtetit te djeshem komunist.

Konkretisht ndersa ne numrin e kaluar ish-ministri popullor Deliana u ndal disi ne te kaluaren e hershme te jetes se tij duke u perqendruar disi ne momentet me kritike kur kishte pasur te bente me njeriun e tmerrshem Koci Xoxen sot ai sjell te tjera deshmi te vecanta qe per nga rendesia mund te quhen te jashtezakonshme pasi kane te bejne me shume enigma te njerezve te njohur dhe qe kane qene aktore kryesore te shtetit te djeshem.

Konkretisht Thoma Deliana ne kete numer deshmon per periudhen kur ka qene ne Komisionin e Planit te Shtetit nderkohe qe ai drejtohej nga i shumenjohuri Nako Spiru.

Ai tregon per ato momente te jashtezakonshme qe jane krijuar me anetaret e atij komisioni te cilet kishin te benin me hartimin e planeve duke u mbeshtetur ne ndihmat e partnereve te atehershem jugosllavet.

Historite enigmatike te atyre diteve ne te cilat Deliana ka qene i pranishem paskan pasur detaje te cuditshme te tilla si ndersa premtoheshin plane dhe premtohej nga jugosllavet behej e kunderta. Ishin jugosllavet qe grabisnin tere pasurite shqiptare. E pikerisht ky paradoks kur ata rrezonin mbeshtetjen qe ne planizonim u shoqerua me krijimin e klaneve te kunderta brenda udheheqjes komuniste shqiptare te perfaqesuara nga njera ane nga mbrojtesi i vijes jugosllave Koci Xoxe.

Ne kete vorbull ra viktime vete kryetari i Komisionit te Planit te Shtetit Nako Spiru qe ishte nderkohe edhe i shoqi i anetares se Byrose Politike Liri Belishoves.

Por cfare tregon Thoma Deliana per ate moment te vetekzekutimit te Nako Spirut kur ai eshte ndodhur ne zyren ngjitur Si e moren per ti dhene ndihmen e pare dhe ndersa e cuan te makina nuk u lejuan nga njerezit e Kocit per ta shoqeruar ne spital Momentet kur Nakoja vdiq dhe koleget e tij nuk u therriten ne varrim ndersa shikonin arkivolin qe shoqerohej nga kortezhi poshte zyres se tyre. Keto dhe te tjera mistere te kohes se cuditshme qe ka lundruar mes ngjarjesh dhe peripecish enigmatike i sjell sot per lexuesin e gjere te standard vete njeriu i fuqishem dhe i famshem i atyre periudhave Thoma Deliana.

Zoti Deliana do te deshiroja te ndalesha disi ne momentet kur ju keni punuar ne Komisionin e Planit te Shtetit sic e theksuat ne numrin e kaluar te kesaj interviste. Interesi im sigurisht ka te beje me vetevrasjen e bujshme dhe enigmatike te Nako Spirut.

Pyetja ime eshte

Ju vete keni qene i pranishem kur eshte kryer vetevrasja e cuditshme dhe misterioze e mikut dhe shefit tuaj Nako Spiru

Po. Une kam qene ne vendngjarje dhe pak a shume e di mire se cfare e coi ne vetevrasje mikun tim te mire dhe teper energjik Nako Spirun. E kam parasysh si tani ate trup te vogel te imet dhe te shkathet te atij djaloshi teper te afte profesionalisht dhe politikisht. Ai ishte njeri me seder dhe njihte mire normat shoqerore. Mbaj mend se para se te vriste veten ne i gjithe stafi ishim rraskapitur ne pune nga nje mbledhje pothuajse e paperballueshme. Kalonim momente teper te veshtira aq sa si i thote populli na dilte tym nga veshet. Ka qene viti 1947. Ne gjithe specialistet e komisionit te Planit te Shtetit kishim filluar perpilimin e projekt-planit te pare pesevjecar te vendit pasi deri atehere ekonomia e jone kishte operuar me plane dyvjecare. Kjo gje kerkoi jo pak por mbi pese muaj pune teper te tensionuar. Gjate atyre muajve te gjithe ne zgjoheshim cdo dite pa bere asnje pushim qe ne oren 5 te mengjesit dhe rrinim deri ne oren 01-02 pas mesnate. Gjithe koha na kalonte mbi shifra dhe statistika. Nuk kishim kohe te shkonim as per buke por hanim dicka te marre me vete. Duhet tju bej te ditur se ate periudhe kishte raste qe ne hanim dhe buke me qepe pasi na mungonin shume gjera ne tavolinat e shtepive.

Kush ishte tjeter si anetar i atij komisioni

Kishte shume. Ka qene p.sh. Fiqirete Shehu Tonin Jakova Muhamer Spahiu etj.

E perfunduat se fundmi ate plan

Ne ne fakt pas nje pune teper intensive sa qe nuk mund ta perfytyroni duke qendruar jo me ore dhe me dite mbi qindra e qindra shifra statistikore te te gjithe sektoreve te ekonomise sone arritem te hidhnim si te thuash piketa ku do te mbeshtetej zhvillimi pesevjecar i ekonomise sone ne vitet ne vazhdim si p.sh. ku do te arrinim ne bujqesi ne industri ne arsim kulture etj. Kjo ishte bere pas studimeve shkencore dhe mbi bazen e ritmeve te studiuara mire por qe kryesisht kishim parasysh se gjithcka varej te mbeshtetja e ndihmes jugosllave e cila do te perballonte me lende te pare disa sektore teper te rendesishem. Keshtu qe ky projekt-plan nje here do te aprovohej nga Jugosllavet per tu akorduar nje here per mbeshtetjen. Si perfundim e mbaruam dhe Nakoja e paraqiti te jugosllavet. Mbaj mend se ate nate qe mbaruam menduam te kalonim nje nate te gezuar. Kishim kater-pese muaj qe nuk ngrinim koken nga shkresat dhe se e meritonim pas nje pune te tille te kalonim disa ore gezimi dhe hareje.

U argetuat

Nuk arritem. Pasi na ndodhi ajo qe nuk pritej. Faktikisht ne organizuam te gjithe si kolektiv nje mbremje argetimi. Ishim shume te gezuar pasi kishim kurorezuar me sukses nje pune shume mujore dhe sfilitese. Mirepo ndersa ishim duke gezuar dhe festuar aty nga oret e para te mesnates na njoftojne te gjitheve se na kerkonte kryetari pra Nako Spiru.

Ashtu beme. Shkuam menjehere ne zyrat e institucionit.

Aty e gjetem Nakon shume te shqetesuar dhe teper te hutuar. Kishte nje shqetesim te madh te cilin as qe e vinim ne dyshim se ai ishte shkaku qe na kishte thirrur. Ai pa humbur kohe na thote Shoke jugosllavet nuk na aprovuan asgje nga ato qe ne i kemi kerkuar per te vene ne zbatim planin per te cilen tashme e kemi projektuar. Sigurisht kete gje nuk e tha ne menyre te ashper por me diplomaci sepse ishte e frikshme te shpreheshe me te gjitha rezervat per ate gje.

Pastaj Nakoja vazhdoi Tani na duhet qe te perpilojme nje plan tjeter dyvjecar ne te cilin do te reduktohen shume te dhena qe kemi marre parasysh ne materialin e perfunduar. Pas kesaj na dha orientimet e pergjithshme ku do te mbeshteteshim dhe cfare do te kishte per baze ky plan te i cili do te na zhyste serish ne nje pune dhe nje stres te pafund.

Ne u preme fare dhe nuk po flisnim dot asnje fjale. Dukej atmosfera dhe hija e rende e paqartesive qe na rendonte te gjitheve si varre mbi supe. Ishin oret e mesnates dhe ne nuk dinim ku do ti dilte fundi kesaj pune.

Ne vetvete secili kuptonte se ku kishin arritur marredheniet me ata qe ne i konsideronim miq historike dhe vellezer te pandashem jugosllavet.

E filluat punen pas kesaj

Qe te nesermen. Si i thone nje fjale nuk kishe kohe as te merrje fryme. U ulem menjehere ne nje pune akoma me te tensionuar se me pare pasi ne kete rast ne kishte mberthyer edhe stresi. Perballe zyres sime ishte zyra e keshilltarit sovjetik dhe anash tij ishte ajo e Nako Spirut me Kico Ngjelen. Mbaj mend se ne nje rast kam shkuar te zyra e keshilltarit sovjetik per tu konsultuar dhe per nje bisede normale ne fushen profesionale. Ai nderkohe me kerkoi qe ta informoja mbi statistikat e importit te vendit qe kishim bere ne lidhje me Jugosllavine. Une pas kesaj u interesova ne sektoret perkates te ministrive te ndryshme.

I tregova se eksport-importi me Jugosllavet ishte shume i dobet. Ai u cua ne kembe dhe teper i nevrikosur me thote Si ka mundesi qe eshte nje gjendje e tille. Ata ju kane marre gjithcka qe keni pasur dhe sju japin asgje. Prandaj do tju thuash atyre udheheqesve tuaj se do te shkruaj mbi zyren time qe jepet me qera se skeni cdoni me.

Ketu flitet vetem disa dite para vdekjes se Nakos

Flitet per vetem kater a pese dite para. Ne punonim tmerresisht. Nuk te falte kush sekonden e jo me te flitej per vonesa ne detyra aq te rendesishme shteterore sic ishin ato qe benim ne per hartimin e planeve ekonomike te shtetit. Kaluan sic ju tregova kater-pese dite nga ai takim kur isha ne zyren time dhe po punoja i ngulur ne shifra te pafundme ekonomike. Ne nje moment vjen Nako Spiru dhe ngadale-ngadale hyn ne zyren e tij. Zyrat tona ne ate kohe kane qene mbrapa kryeministrise ku ishte nje godine e cila ishte ngjitur madje komunikonte me te. Nderkohe zyra ime ishte pikerisht perballe atasheut sovjetik dhe Nakos me Kico Ngjelen. Nuk vonoi si Nakoja hyri ne zyre kur une ndersa shkruaja pa ngritur koken degjoj nje te kercitur karakteristike e tille si te kishin rene grilat nga dritaret. Pasi atehere mbanim ne dritare disa grila druri te cilat zhurmonin te uleshin dhe te ngriheshin e jo me te binin. Une ne te vertete mendova se kishte rene grila dhe nuk ma mori mendja se pikerisht ne kete moment Nako Spiru kishte vrare veten pikerisht ne zyren e tij. Une sic te thashe u cova nga tavolina per te pare per grilen. Nuk konstatova gje dhe hapa deren e zyres per te pare ndonje send ne korridor. Ne ate moment pashe qe doli nga zyra Kico Ngjela i cili ishte i tronditur dhe nuk nxirrte dot ze nga goja.

Ore me tha po ky vrau veten cpo ndodh keshtuhellip Ishte situate aq e papritur per ne sa qe u tronditem ne moment aq sa nuk leviznim dot as kembet. Cta zgjas shkova ne zyren e tij i paraprire nga Kicoja dhe pashe qe Nakoja ishte mbeshtetur ne kolltukun e zyres dhe kishte rene mbi njerin krah te tij me koken mbeshtetur ne menyre te tille qe syte shikonin nga tavani. Pash qe syte i mbante hapur por qe gjithsesi dukej qe ishte ne gjendje kome. Kicoja me shpjegoi se kishte qene duke punuar ne tavolinen e tij kur hyri Nakoja qe dukej se ishte teper i shqetesuar. Ata te dy rrinin ne nje zyre. Pastaj- tregoi ai- pashe qe nxori pistoleten dhe e mbajti per disa caste ne duar. Mua nuk ma mori mendja se ai ishte duke i dhene fund jetes. Pastaj pash qe terhoqi kembezen dhe ja hoqi vetes. Kaq me ndodhi si ne enderr - tha Kicoja - dhe nuk i bente zeri te fliste me. Une nuk e bera te gjate. Bashke me disa kolege qe u ndodhem ne cast aty e morem ne duar se ishim ne katin e trete dhe po e conim poshte te makina e cila ishte para hyrjes kryesore. Atje vura re qe na shmangen shoferi me badigardin e tij te cilet e moren dhe e futen me urgjence ne makine dhe pas kesaj u nisen me shpejtesi ne drejtim te spitalit ushtarak.

Nga ju koleget e tij nuk shkoi kush per ta shoqeruar

Nuk na lane shoferi me badigardin. Kete gje nuk e mesova ndonjehere nese ishte e qellimshme apo per shpejtesi apo ku ta di une.

Pse mund te behej e qellimshme

Ne ato momente ne nuk dinim per kontradiktat qe i kishin lindur Nakos me Kocin dhe Enverin. Ne nuk e dinim gjithashtu se pikerisht ate dite qe ai u vetevra ishte kritikuar ne Byro aq me shume qe ne zyre kishte ardhur edhe pak i pire. Keshtu qe per momentin ne nuk dinim se cfare behej rreth nesh. Me mbrapa kur e kam analizuar me veten time ate cast qe ne e futem Nakon e veteplagosur ne makine dhe menyren si u sollen badigardi dhe shoferi i tij me ne duke e marre vetem pa asnje shoqerues them se kane pasur ndonje porosi

Ka vend per dyshime ne lidhje me shoferin dhe badigardin

E pse jo kur dihet qe ata ishin nomenklature e dikasterit qe drejtohej nga Koci Xoxe nderkohe qe tashme dihen te pakten marredheniet e Xoxes me Nakon. Pas ikjes se makines me Nakon e pergjakur ne nuk mesuam me asgje derisa me se fundmi na u dha lajmi se ai kishte nderruar jete. Ne nuk shkuam jo me ne spital por as ne varrim madje i gjithe personeli qe ishim drejtuar deri ate dite nga Nakoja nuk beme as pushim per nder te tij.

Pse cfare ju thane

Nuk na thane asgje. Kjo justifikohej ne heshtje se nje varrim i tille i nje njeriu vip sic kishte qene Nako Spiru do te behej sipas nje protokolli te percaktuar dhe nuk do te behej nje varrim dosido. Natyrisht ne kuptonim se ne lidhje me personalitetin e Nakos dicka e keqe kishte ndodhur. Kete e kuptuam nga menyra e organizimit te varrimit te tij. Ne shoket e tij me te afert te luftes dhe te punes e shikonim kortezhin qe shoqeronte arkivolin me trupin e Nakos qe nga dritaret e katit te trete te institucionit tone i cili ne ate kohe ndodhej pikerisht te Kryeministria. Ai kortezh nga bulevardi kryesor mori kthesen anes kryeministrise per ne drejtim te Radio-Tiranes dhe u drejtuan per nga selia e Komitetit Qendror e cila ndodhej te godinat ku ishte Drejtoria Arsimore e kryeqytetit apo aktualisht shtepia e Leka Zogut.

Anes rruges kishte njerez por qe gjithsesi nuk shikohej ajo ceremoni qe mund te behej per nje kuader te rangut te Nakos. Ishte nje heshtje e cuditshme. Mbrapa arkivolit vijonin te heshtur qe nga Enver Hoxha Mehmet Shehu apo edhe te gjithe udheheqesit e tjere te partise dhe te shtetit. Se fundmi trupin e tij e varrosen afer godines se ish- Komitetit Qendror te Partise e cila sic te thashe me mbrapa ka qene Drejtoria Arsimore e Tiranes dhe Instituti i Arkeologjise dhe qe sot me kane thene se i eshte rikthyer Leka Zogut.

Me mbrapa ai u shpall armik. Kjo ishte bere me paramendim qe ne varrimin e tij.

Pse nuk e shpallen qe ne fillim

Nuk ishte e thjeshte pasi Nakoja ishte nje figure e njohur dhe me popullaritet dhe se ishte nje figure qe kishte nje te kaluar te lavdishme ne lufte. Keshtu qe ne fillim bene varrimin e tij disi ceremonial dhe me mbrapa ngriten akuzat e duhura.

Nga kush u zevendesua Nakoja ne Komisionin e Planit te Shtetit

Ne vend te Nakos ne na erdhi si shef Nesti Kerenxhi. Por pas ardhjes se Nestit Komisioni yne i hartimit te planit u shnderrua ne komision koordinimi te planit pasi gjithcka monitorohej nga pala jugosllave qe do te thote se behej dhe perpilohej nga jugosllavet cdo gje. Ketu flitet per periudhen pas vdekjes se Nakos dhe persekutimit te klanit te tij nderkohe qe kishte marre superxhiro klani i Koci Xoxes ne te cilin bente pjese dhe Nesti Kernxhi. Mirepo nuk vonoi gjate dhe erdhi nje dite dhe ndodhi e kunderta. U rrezua klani i Kocit i cili u pushkatua dhe u denua Nesti Kerenxhi me kompani. Pas kesaj u rehabilitua klani i Nakos. Ne kete rast Spiro Koleka u be kryetar i Komisionit te Planit.

Vijon neser

NESEumlR DO TEuml LEXONI

Cudia e Thoma Delianes kur u therrit nga Enver Hoxha dhe u falenderua qe nuk kishte zbatuar urdhrin e Koci Xoxes i cili tashme ishte pushkatuar per ekzekutimin misterioz te dy te denuarve ne burgun e Elbasanit.

Situatat e krijuara ne favor te Delianes pas simpatise qe ai krijoi te Enver Hoxha derisa mori pozicionet me te larta dhe te besuara politike ne vend.

Largimi i menjehershem i Delianes per studime ne universitetet e njohura te Bashkimit Sovjetik dhe njohja aty me drejtuesit e shtetit te fuqishem komunist te botes disa prej te cileve pati mundesine ti kishte pedagoge te jashtem.

Miqesia qe Thoma Deliana krijoi ne Bashkimin Sovjetik me krushken e Stalinit dhe deshmite e saj kunder krushkut udheheqes te komunizmit boteror. Cfare deshmonte ajo per krushkun e saj Stalinin dhe te bijen e tij... etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›