E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentojnë ta përdhunojnë, pranga të rinjve

Pas 4 muaj pune intesive të policisë së Durrësit është bërë e mundur prangosja e dy të rinjve, të dyshuar për perdhunimin në tentativë të një shtetaseje.

Dy të rinjtë e indetifikuar janë M. Prenga, 33-vjeç, banues në Durrës dhe A. Shkurti, 23-vjeç, banues në Durrës.

Sipas burimeve të policisë, të dy shtetasit në fjalë janë shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, ka caktuar ndaj tyre masën Arrest në burg , për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Kjo masë vjen pasi të dy të rinjtë, në datën 06.09.2011, kanë tentuar të përdhunojnë një 23-vjeçare në banesën e saj.

Gjithashtu, në momentin kur ka ndërhyrë i ati i vajzës, shtetasit në fjalë kanë goditur me grushta këtë të fundit dhe më pas janë larguar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›