Shkodër/ Shpërndanin ushqime në këmbim të votës, SPAK çon në gjyq drejtorin e Ujësjellësit dhe 3 punonjësit e bashkisë

Tre muaj pasi u kapën nga Policia duke shpërndarë pako ushqimore, të cilat rezultoi se u dhanë te disa qytetarë në këmbim të votës në Shkodër, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion mbylli hetimet dhe çoi në Gjykatë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tre punonjësit e bashkisë.
Sipas SPAK është bërë kërkesa për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 punonjësit e bashkisë.
Ergys Ivziku, Arvit Bushati, Petrit Dyli dhe Mhill Volaj akuzohen për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Punonjësit e bashkisë u kapën me 50 pako me ushqime në një furgon.
/rtsh.al/